SHQIPËRI

“Transportonin drogë nga Kosova, e shisnin në plazhet e Shqipërisë”, arrestohen kosovarët në Shqipëri

Pesë persona janë arrestuar këtë të martë nën dyshimet se kanë transportuar lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë, të cilën më pas e kanë shpërndarë në plazhe.

Dy prej të arrestuarve nga autoritetet shqiptare janë nënshtetas të Kosovës.

Sipas gazetares Glidona Daci ata janë mbajtur në vëzhgim prej disa muajsh dhe dyshohet se kanë shitur drogë më herët edhe në zonën e Ish-Bllokut.

Mësohet se policia u ka sekuestruar 10 mijë doza ekstazi.

Të arrestuarit janë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

Banner

Related posts

I riu terrorizon shkollën në Tiranë, qëllon me “pistoletë imituese” në oborr

admin

Kosovari: Sa themi jemi nga Kosova, kafja në Shqipëri na vjen 3 euro

admin

Korrupsioni i Arben Ahmetajt/ Sonte investigimi i Inside Story!

admin

Leave a Comment