BOTA

Zelensky viziton ushtarët në vijën e parë të frontit, diskutime për armët

Banner

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi trupat në rajonin e vijës së parë të Donetskut, ku Kievi ka tërhequr me kujdes territorin nga forcat ruse rreth qytetit të goditur nga lufta.

“Sot ne po punojmë në rajonin e Donetskut. Diskutuam me komandantin e brigadës problemet me të cilat përballen luftëtarët dhe propozimet për zgjidhjen e tyre,” deklaroi Zelensky.

Ai dëgjoi raporte për situatën operacionale në zonat e përgjegjësisë së brigadave dhe veçoritë e përdorimit të llojeve të ndryshme të armëve.

Zelensky tha gjithashtu se ai diskutoi sfidat me të cilat përballet ushtria me komandantët e brigadave dhe batalioneve.

Pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe trajnimet e ushtarëve dhe armët e nevojshme për luftën, e cila vijon ende.

Autoritetet raportuan se janë sugjeruar zgjidhje për të adresuar problemet ekzistuese, duke përfshirë potencialin e komandantëve dhe motivimin e ushtarëve.

Lideri ukrainas vizitoi edhe një qendër e cila pret ushtarët e plagosur në krye të detyrës.


Top Channel

Banner

Related posts

Pse Princi William mban gjithmonë dy orë?

admin

Zelensky paralajmëron Kremlinin, pas sulmeve me dronë në Moskë: Lufta në Rusi po vjen!

admin

Balloni spiun kinez i rrëzuar nga SHBA ‘nuk ishte duke spiunuar’, thotë kreu ushtarak amerikan (fotot)

admin

Leave a Comment