AKTUALE

Lëvizja: Tentativa dëshpëruese të kalorësve të fundit të Gruevskit

Lëvizja e prirë nga Izet Mexhiti ka dal më reagim të radhës kundër qeverisjes aktuale dhe frontmenëve aktual.

Ja reagimi i plotë:

“Neveritës është fakti që kalorësit e fundit, mbrojtësit e fundit të Gruevskit deri sa të ikte në Hungari, personat që u bënë inventar në zyret e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së dhe personat që edhe sot punojnë për ta kthyer atë përsëri në Shkup, trillojnë analiza dhe konspiracione të thella për afërsi politike me bllokun maqedonas e për luftëra hibride, me qëllimin e vetëm defokusim dhe mjegullim të opinionit për gjitha mega skandalet dhe keqpërdorimet që për çdo ditë po shpërthejnë nga mediat e pavarura në vend.

Kjo është edhe një dëshmi për gjendjen e panikut në të cilën gjinden pas pakënaqësive të mëdha në bazë.

Fatkeqësisht për ata e fatmirësisht për qytetarët, këtyre manipulimeve u ka ardhur fundi, votuesi shqiptar ka sens të jashtëzakonshëm të vlerësimit politik.

Ne, Lëvizja e re politike në ardhje as që do të merremi me këto tema, forca jonë buron nga qytetari shqiptar, votuesi ynë, përkrahësit tanë, para të cilëve do të promovojmë platformën tonë, me kuadro të reja, vizion dhe ide kreative”, thuhet në reagimin e Lëvizjes.(INA)

Banner

Related posts

Ditët zgjedhore 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Gjyla Halili

Jotova: Presioni gjeopolitik është në vijën e pranimit të përshpejtuar të vendeve të reja në BE, kjo mund të na kushtojë shtrenjtë një ditë

Gjyla Halili

Sekretari britanik i Mbrojtjes anuloi udhëtimin e tij në Odesa të Ukrainës gjatë javës së kaluar, për arsye të sigurisë

Gjyla Halili

Leave a Comment