AKTUALE

Komuna e Kërçovës përkrah studentët me suksese të mira, Dehari: Këta jemi ne

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka theksuar se komuna e Kërçovës do të përkrah studentët me suksese të mira.
“Mbështetja për studentët me rezultate të larta dhe ata që meritojnë vëmendje është një praktikë që e vazhdojmë çdo vit në komunën tonë. Urojmë që gjithmonë të jenë ndër më të mirët, të rriten në numër dhe të sjellin rezultate të shkëlqyera. Kjo praktikë tregon përkushtimin tonë për t’u kujdesur për arsimimin dhe zhvillimin e brezit të ri, duke nxitur kështu një të ardhme të suksesshme për të gjithë qytetarët!”, ka shkruar Dehari.
Këta jemi ne, ka shkruar Kryetari Dehari dhe ka shtuar se “Kjo është komuna jonë”.

Banner

Related posts

Gashi: Për çiftet e reja, zero kamata për banesat

Gjyla Halili

Moti në vend me vransira dhe reshje të shiut

Gjyla Halili

Rita Ora përqafon dhe i flet shqip konkurrentes nga Kosova në ”The Voice Australia” (VIDEO)

admin