AKTUALE

Kasami: Humbja e jetëve të pafajshme në këtë fatkeqësi është një plagë për mbarë shoqërinë tonë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Koçani. Ai thotë se humbja e jetëve të pafajshme në këtë fatkeqësi është një plagë për mbarë shoqërinë tonë.

“Lajmi tragjik nga Koçani ka lënë pas shumë dhimbje dhe lot. Humbja e jetëve të pafajshme në këtë fatkeqësi është një plagë për mbarë shoqërinë tonë. Në këto momente pikëllimi, u shprehim ngushëllime të përzemërta familjeve të viktimave, solidarizohemi me ta dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve.

Institucionet janë në dispozicion për të ndihmuar familjarët dhe të lënduarit dhe gjithashtu në gadishmëri të plotë për të plagosurit është edhe spitali i Tetovës.
Urojmë që të zbardhet rasti sa më shpejtë me shpresë se raste të tilla nuk do na përsëriten në të ardhmen!”, ka shkruar Kasami

Banner

Related posts

Krerët e VLEN sot takohen me Kurtin në Prishtinë

Gjyla Halili

Ahmeti: I përjetshëm qoftë kujtimi për bashkëluftëtarin e UÇK-së, Agron Haradinaj

admin

Ish ushtari i UÇK-së,Frashër Oseku:Më quani pesimist,por un këtë rezultat as në ëndër nuk e shihja

admin