SHQIPËRI

I zë rryma burrë e grua në Vlorë, vdesin të dy

Banner

Kanë vdekur nga korenti burrë e grua në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës.

Dy anëtarë të familjes Zykaj në fshatin Resulaj të Selenicës, raportohet ti ketë zënë korenti në shtëpi.

Mësohet se dy bashkëshortët kanë qenë duke punuar në bahçen e shtëpisë së tyre, kur kanë rënë në kontakt me një kabllo të energjisë elektrike, kontakti me të cilën ka qenë fatal.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt banesës, pas njoftimit të dhënë nga të afërmit e dy viktimave.

Në vendin e ngjarjes shkuan policvia dhe grupi hetimor.

Policia informon se ‘në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45, shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes’.

Banner

Related posts

Veliaj me përfaqësues të shoqatave të hotelerisë: 2022, viti i turizmit dhe investimeve të mëdha

admin

Shpërthen zjarr i madh në urën e hekurudhës në Shkup

admin

Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK, merret në pyetje për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan

admin

Leave a Comment