SHQIPËRI

Ngjarje e rëndë në Maqedoninë e Veriut/ 40-vjeçari përdhunon dy vajzat e mitura të partneres së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku një grua ka denoncuar në polici se partneri i saj ka përdhunuar dy vajzat e saj të mitura.

Gruaja ka bashkëjetuar me 40-vjeçarin. Ky i fundit, pas denoncimit të partneres, është arrestuar ndërsa autoritetet thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrenë kallëzimin përkatës.

“Me datë 07.08.2023 në ora 01:50 në Sveti Nikollë, punonjësit policorë të Stacionit Policor të Sveti Nikollës e kanë privuar nga liria 40 vjaçarin J.P., pas denoncimit të gruas së tij pa kurorë, sipas të cilës ai ka kryer akte intime ndaj dy vajzave të saj të mitura”, thuhet në njoftimin e autoriteteve maqedonase.

Për rastin pritet të deklarohen edhe nga Prokuroria.

Banner

Related posts

“Nuk doja kurrë ta vrisja motrën”, gjykata lë në burg 40 vjeçaren

admin

Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me mjete të forta (PAMJE)

admin

Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, Rama takim me zv.presidentin ekzekutiv të Komisionit Europian

admin

Leave a Comment