AKTUALE

Kurti takon sekretarin për punë të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Cleverly – flasin për zhvillimet e fundit në veri

Banner

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit sot në takim nga Sekretari për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Falënderues për mikpritjen dhe bashkëpunimin e sekretarit Cleverly, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha etapat e shtetformimit, shtetndërtimit dhe zhvillimit.

“Në takim u fol për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë dhe fushat në të cilat ato mund të forcohen e thellohen”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit, transmeton Telegrafi.

Tutje, në njoftim thuhet se zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës dhe situata në katër komunat në veri të vendit ishin po ashtu temë e këtij takimi.

“Kryeministri Kurti e njoftoi sekretarin Cleverly me propozimin e tij për shtensionimin e situatës, duke theksuar se sundimi i ligjit është parimi bazë për adresimin e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve gjatë ditëve të tensionuara në ato komuna dhe që mundëson mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në po ato komuna, e të cilat duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të lira e demokratike dhe me fushatë të hapur dhe fer”, vijon njoftimi.

Kryeministri Kurti po zhvillon një vizitë pune dyditore në Britani të Madhe. Ky ishte takimi i dytë i tij me sekretarin Cleverly. Takimi i parë ishte mbajtur në tetor të vitit të kaluar, po ashtu në Mbretëri të Bashkuar.​ /Telegrafi/

Banner

Related posts

Skandal në Kulturë: Mbi 3000 artistë pa paga, Lutkov hesht si statujë

Gjyla Halili

Papa Françesku do të varroset jashtë Vatikanit

Gjyla Halili

Rama organizon pritje për filantropen dhe humanitaren Emina Çunmulaj

Gjyla Halili

Leave a Comment