BOTA

Shefi i shtabit të përgjithshëm të Mbretërisë së Bashkuar: Kërcënimi rus do të mbetet edhe nëse Ukraina fiton luftën

Kërcënimi nga Rusia do të mbetet edhe nëse Ukraina fiton luftën, ka paralajmëruar shefi i shtabit të përgjithshëm të Mbretërisë së Bashkuar. 

Gjenerali Sir Patrick Sanders i kërkoi krahut lindor të NATO-s që “të mos e shlyejë kurrë” Rusinë, duke thënë se pavarësisht se Moska po përballet me pengesa në pushtimin e saj, “qëllimi i saj i është zbuluar botës”. 

“Pavarësisht se si përfundon kjo luftë – dhe duhet të jetë përmes një fitoreje të Ukrainës – unë besoj se kërcënimi rus do të mbetet“- tha Sanders në Konferencën vjetore të Luftës së Tokës RUSI. 

Duke nderuar trimërinë dhe sakrificën e Ukrainës, ai tha se i ka dhënë kohë NATO-s të “modernizohet”, të stërvitet dhe të sigurohet se ajo është e përgatitur, në mënyrë që të mund të pengojë Rusinë. 

“Ne duhet të bëjmë më shumë. Ne ia kemi borxh Ukrainës,” tha ai. 


Top Channel

Banner

Related posts

Rusia pezullon Traktatin, frikë nga armët bërthamore

admin

Zelanda e Re më në fund heq kufizimet për Covid-19

admin

Ambasadorja amerikane në Rusi takohet me gazearin e burgosur Evan Gershkovich

admin

Leave a Comment