BOTA

Prigozhin: Vendosa t’i kthej mercenarët për të shmangur “gjakderdhjen ruse”

Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha të shtunën se ka urdhëruar forcat e tij të ndalojnë marshimin drejt Moskës dhe të tërhiqen në kampet e tyre fushore në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Yevgeny Prigozhin tha se njerëzit e tij ishin vetëm 200 kilometra larg Moskës, por vendosi t’i kthente ata për të shmangur “gjakderdhjen ruse”.

Ai nuk tha nëse Moska i është përgjigjur kërkesës së tij për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Nga Kremlini nuk ka ende komente. /REL


Top Channel

Banner

Related posts

“E përdhunoi në dhomën e gjumit të jahtit të tij”/ Ylli botëror akuzohet për ngacmimin seksual të një fëmije

admin

Britania e Madhe ka zhvilluar bisedime sekrete me Rusinë gjatë konfliktit në Ukrainë

admin

Gjykata shpall fajtor për shpërfillje të Kongresit ish-këshilltarin e Donald Trump-it

admin

Leave a Comment