BOTA

Biden takim me udhëheqësit nordikë në Helsinki! Në fokus riafirmimi i mbështetjes për Ukrainën

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe udhëheqësit nordikë, në një deklaratë të përbashkët thanë se do të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën për aq kohë sa duhet. 

Pas takimit të përbashkët, Biden së bashku me presidentin e Finlandës dhe kryeministrat e Suedisë, Danimarkës, Norvegjisë dhe Islandës në Helsinki, thanë se vendet nordike ishin të gatshme të thellojnë bashkëpunimin e tyre të sigurisë dhe mbrojtjes me SHBA-në.

Finlanda është vendi i fundit që i është bashkuar aleancës së NATO-s, me Suedinë që tashmë është në rrugën e saj drejt anëtarësimit pasi Turqia tërhoqi veton.

Danimarka, Norvegjia dhe Islanda kanë qenë anëtarë që nga themelimi i NATO-s në vitin 1949.


Top Channel

Banner

Related posts

Fotografia e arrestimit të Donald Trumpit, një imazh që hyn në historinë amerikane

admin

Meksikë/ ​U raportua i zhdukur, gjendet trupi i gazetarit të vrarë

admin

Zelensky: Sot bota pa që bosët e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë

admin

Leave a Comment