SHQIPËRI

Komandanti i KFOR-it i bën thirrje Prishtinës e Beogradit për dialog

Shefi i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Gjenerali Angelo Michele Ristuccia, u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të heqin dorë nga “retorika e kotë” dhe të bisedojnë për t’i ulur tensionet.

“I ftoj sërish të dyja palët që të shmangin retorikën e kotë dhe të përballen me këtë sfidë në tavolinë të negociatave, pasi kjo është rruga e vetme për ta zgjidhur këtë situatë”, u ka thënë ai gazetarëve në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Tensionet në veri të Kosovës janë të larta prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe për pasojë ka pasur protesta të vazhdueshme.REL

Banner

Related posts

Vajza e ish-presidentit Trump viziton muzeun në Tiranë, e shoqëron Rama

admin

Veliaj pret kryebashkiakun e Bergamos: Bashkëpunim mes dy qyteteve! Gori: Tirana, qytet në rritje

admin

Fatos Nano futet në operacion, mësohet si është gjendje shëndetësore e ish-kryeministrit

admin

Leave a Comment