SHOWBIZ

Ky është 27-vjeçari që sulmoi Bebe Rexhën në skenë

Bebe Rexha u plagos nga një burrë gjatë koncertit të saj në New York City më 18 qershor 2023.

“The Sun” ka mësuar se emri i sulmuesit është Nicolas Malvagna, një 27-vjeçar, banor në Manalapan, New Jersey, ku punon si një kujdestar qensh në një dyqan kafshësh shtëpiake.

Malvagna mori pjesë në koncertin që po organizohej në ‘The Rooftop in Pier 17’, në kuadër të turneut veror të Rexhës, i cili quhet “Best F’n Night Of My Life”.

Malvagna do të dalë në gjyq ditën e sotme, 19 qershor, ku edhe do t’i shqiptohet dënimi për aktin e kryer.

Sakaq kujtojmë që këngëtarja e nominuar për çmimin “Grammy” publikoi disa orë më parë një fotografi të syrit të saj të mavijosur duke shkruar thjesht “Jam mirë”.

Banner

Related posts

Si të mbroheni prej alergjisë nga dielli

admin

Pesë filma që vërtetojnë se Michelle Yeoh është një rebele e vërtetë

admin

Në pritje të Elton Ilirjani x Philipp Plein (Fotot)

admin

Leave a Comment