KOSOVË

Kemi ngritur të gjitha kapacitetet

Ministri i Punëve të Brendshme në Ksoovë, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se pasi mori lajmin mbrëmë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Shkup – Bllacë, me ç’rast një familje nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc, është nisur tek vendi ngjarjes.

Sveçla thotë se pas koordinimit me autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrëmë kanë arritur njësitet e para profesionale të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët kanë filluar planifikimin dhe kërkimin në rrjedhën e rrëmbyeshme të Lepencit.

Sipas tij, aktualisht ndodhen 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim shpëtimit, të cilët në koordinim dhe bashkëveprim me ekipet profesionale të Maqedonisë së Veriut “janë duke e bërë maksimumin e tyre në lokalizimin dhe nxjerrjen e personave nga lumi”.

“Institucionet e Republikës së Kosovës në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjarëve të të prekurve nga ky aksident dhe përkundër të gjitha sfidave, kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të kemi rezultate sa më të shpejta”, ka shkruar ministri Sveçla.

Related posts

Dy persona të vdekur në Kroaci dhe një në Slloveni si pasojë e stuhive

admin

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Gjyla Halili

​24 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe

admin

Leave a Comment