SHQIPËRI

9 kompani e aksione në firma tjera- familja zbulon pasurinë marramendëse të Ervis Martinajt të zhdukur

Banner

Familjarët e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, dorëzues i padisë janë Mustafe Martinaj, Vasilika Martinaj, Ervis Martinaj, Drenica Martinaj, Erjona Martinaj, Roberta Martinaj, D. Kaçorri, A.Kaçorri dhe Valentino Kaco.

Familjarët kërkojnë heqjen e sekuestros ndaj shoqërive “King Kasino”, “Alba Telecommunication”, “Mati Union”, “Martinaj E.M.”, “Real Fenix”, “Drenica Martinaj PF”, subjekti “Valentino Kacorri PF”, shoqëria S.P.E. Energy, 21 për qind e aksioneve dhe aseteve të shoqërisë S.P.E. Gjadër etj.Kjo lëvizje e familjarëve të Martinajt, i cili rezulton i zhdukur prej rreth 10 muajsh, vjen pasi më herët Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranoi ankesën e tyre për sekuestrimin e 34 pasurive të tij.

Në muajin mars të këtij viti, Gjykata la në fuqi vendimin, me dyshimet e arsyeshme se këto pasuri  kryesisht në Fushëkuqe, Patok dhe Lezhë janë vendosur nga veprimtari e jashtëligjshme e kryer nga Martinaj.

Këto pasuri tashmë janë në përdorim dhe administrimi të agjencisë për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të kërkuar të drejtësisë, i akuzuar për disa vrasje dhe ngjarje kriminale në vend. Ai rezulton i zhdukur që prej gushtit të vitit të kaluar, kur familjarët bënë denoncimin në polici.

Banner

Related posts

Sot opozita debat me Ramën në Kuvend për çështjen McGonigal

admin

Seriali ‘Rrushe’ i titruar nga Top Channel – vjen reagimi i aktores kryesore, Doresa Rexha

admin

“Ishte e dehur”, del dëshmia e autores që dyshohet se vrau motrën në Tiranë

admin

Leave a Comment