KOSOVË

Stanishiq dhe Simatoviq dënohen me nga 15 vjet burg për krime në BeH

Këshilli i Apelit i Mekanizmit Ndërkombëtar të Mbetur për Gjykatat Penale (IMCR) sot ka nxjerrë aktgjykimin përfundimtar me të cilin ish-shefi i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore (SDB) të MPB-së së Serbisë Jovica Stanishiq, dhe Franko Simatoviq ish-komandanti i Njësisë së Operacioneve Speciale (JSO) të SDB-së, janë dënuar me nga 15 vjet burg.

Sipas aktakuzës së Tribunalit të Hagës nga viti 2008, Stanishiq dhe Simatoviq u akuzuan për pjesëmarrje në një ndërmarrje të përbashkët kriminale (JCEU), të udhëhequr nga presidenti i atëhershëm i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, qëllimi i të cilit ishte të largonte boshnjakët dhe kroatët nga pjesë të territoreve të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë me qëllim të krijimit të një shteti etnikisht të pastër serb.

Vendimi u dha nga një panel pesëanëtarësh i Mekanizmit të kryesuar nga kryesuesja Graciela Gatti Santana dhe gjyqtarët Lee G. Muthoga, Aminatta Lois Runeni N’gum, Yusuf Aksar dhe Claudia Hoefer.

Simatoviq e ka dëgjuar shpalljen e aktgjykimit në sallën e gjyqit, ndërsa Stanishiq e ka përcjellë nëpërmjet videolidhjes nga njësia e paraburgimit në Hagë.

Me aktgjykimin e sotëm janë shfuqizuar dënimet e shkallës së parë prej 12 vjetësh, kështu Stanishiq dhe Simatoviq janë dënuar me nga 15 vjet burgim.

Kolegji i Apelit pranoi ankesën e prokurorisë dhe arriti në përfundimin se ata ishin përgjegjës për një ndërmarrje të përbashkët kriminale (JCED) qëllimi i së cilës ishte largimi i dhunshëm i popullsisë joserbe gjatë gjithë kohëzgjatjes së luftës në Bosnjë-Hercegovinë.

Kolegji i apelit gjithashtu hodhi poshtë pretendimet nga ankesat e Simatoviqit dhe Stanishiqit.

Me këtë aktgjykim ata janë shpallur fajtorë edhe për krimet në Bijeljina, Zvornik, Doboj, Tërnovo, Bosanski Samac dhe Sanski Most.

Related posts

Ndërroi jetë Merita Mihovci, arkitekte në Komunën e Prishtinës

admin

Puna e policëve prishi rehatinë e bandave kriminale në veri, thotë Albin Kurti

admin

Maqedonia e Veriut me mungesë të prokurorëve

admin

Leave a Comment