Në hotelin “Hilton” në Shkup filloi mbledhja e rregullt vjetore e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Siç është bërë e ditur, të pranishëm janë 60 nga 62 delegatë. Që do të thotë se të gjitha vendimet do të jenë të vlefshme.
Ndryshe, të pranishëm janë edhe delegatët e rinj nga Tetova, përkatësisht Jovica Ilievski, Muhadin Ismaili, Driton Musliu, të cilët kanë mandat deri në vitin 2025.
Përfaqësuesit e FIFA-s dhe UEFA-s përcollën përshëndetjet e Gianni Infantino dhe Aleksandar Qeferin dhe uruan suksese në punë për të gjitha projektet e FFM-së.
Natyrisht, reagim ka pasur edhe presidenti i FFM-së, Muammed Sejdini, i cili ndër të tjera ka theksuar:
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë fort në tokë dhe të jemi shërbim të futbollit në Maqedoni. Vetëm me dëshirë të fortë dhe këmbëngulje në punë mund të arrijmë rezultatet e dëshiruara”, tha Sejdini.