AKTUALE

Eskalimi i ofendimeve në Kuvend! Ministrja e Financave Koçoska nuk e ka në plan të dorëhiqet!

Ministrja për Financa, Gordana Dimitrieska – Koçoska, nuk e ka në plan të dorëhiqet, ashtu siç kërkon LSDM-ja.

Gjatë press-konferencës, deklaroi se tashmë ka shprehur keqardhje për të gjithë kontekstin duke vlerësuar se populli ka tema më të rëndësishme, sic thotë, nga tema e rrejshme dhe defokusimi i opinionit që krijohet nga LSDM-ja.

GORDANA DIMITRIESKA KOÇOSKA – MINISTRE E FINANCAVE

“Kjo do të kalojë dhe për mua më me rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të ndihmojmë aq sa mundemi. Për mua tema është mbylur dhe fokusohem në punën time. Nuk e përjashtoj mundësinë që të vazhdojnë sulmet ndaj meje, por kjo është pjesë e punës. Vazhdimisht kam qenë cak I deklaratave dhe komunikatave të rrejshme nëpër rrjetet sociale, por nuk jam ankuar. Për mua tema është mbyllur dhe secili ka të drejtë dhe u bëj thirrje ta shfrytëzojnë, të shohim se kush ka patur të drejtë dhe kush ka bërë përpjekje për të defokusuar opinionin ose të shfrytëzojë keqpërdorime dhe terminologji të rrejshme.” /tvklan.mk

Banner

Related posts

DAP: Mbi 11.500 kompani në Maqedoni nuk i kanë paguar rrogat dhe kontributet për punonjësit

Gjyla Halili

Ziadin Sela në mbështetje të studentëve: Gjuha shqipe duhet të jetë plotësisht e barabartë përcjell

Gjyla Halili

Xhaferi: Kontratat kolektive janë mbi ligjet

Gjyla Halili