AKTUALE

Osmani – Gërvalla-Schwartz: Dialogu i udhëhequr nga BE kontribuon në stabilitetin rajonal

Banner

Perspektivat dypalëshe, roli i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja ishin temat kryesore për të cilat diskutuan Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwartz gjatë takimit të sotëm në Prishtinë.

Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, vazhdimësia e të cilave duhet të avancohet, duke theksuar se investimi në fqinjësi të mirë, veçanërisht në rajonin tonë, është investim në të ardhmen.

“E shfrytëzuam këtë mundësi për t’i shqyrtuar edhe më tej perspektivat tona bilaterale dhe për të diskutuar për rolin e Misionit të OSBE-së në Kosovë. Do të vazhdojmë ta inkurajojmë dialogun politik dhe frymën pozitive”, tha Osmani.

Gjatë takimit, Osmani dhe Gërvalla-Schwartz iu referuan edhe prioriteteve të politikës së jashtme dhe u pajtuan se integrimi më i shpejtë në BE nënkupton edhe perspektivë më të mirë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja, të cilin OSBE-ja e mbështet fuqishëm.

“Jemi të kënaqur që ishim nikoqir i takimit të rëndësishëm në Ohër që gjithashtu hapi rrugën për normalizimin e marrëdhënieve. Fuqishëm e mbështesim këtë proces, i cili jo vetëm që i mbron interesat e të gjitha komuniteteve, por edhe kontribuon në stabilitetin e përgjithshëm rajonal”, theksoi Osmani.

Gjatë takimit, Kryesuesi i OSBE-së, Osmani theksoi se mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të të gjitha komuniteteve janë kyçe për forcimin e marrëdhënieve ndëretnike. Ai e shfrytëzoi rastin që t’i përshëndesë arritjet pozitive të Misionit të OSBE-së të cilat i ka realizuar në Kosovë, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe sigurisë publike.

Banner

Related posts

Stoltenberg: Zgjedhjet ruse konfirmojnë se shteti ka shoqëri autoritare

Gjyla Halili

Lladrovci: Numrimi i votave në Drenas ka përfunduar, shpresojmë që për komunën tonë të jetë ma mirë

Gjyla Halili

LSDM: Qeveria sërish u jep kohë tregtarëve të rrisin çmimet, masat nuk do të kenë efekt

Gjyla Halili

Leave a Comment