SHQIPËRI

Identifikohet autori i vrasjes në Kavajë- Policia 10 mijë euro shpërblim për “kokën” e Habib Rexhës

Identifikohet autori i vrasjes në Kavajë. Top Channel mëson se ekzekutori i Arjan Gosës është Habib Rexha, vëllai i Altin Rexhës.

31-vjeçari qëlloi Gosën me plumb në kokë, teksa ky i fundit po pinte kafe me të atin në një lokal pranë shkollës 9-vjeçare “Rilindja”, në Kavajë. Më pasi ai u largua nga lokali në këmbë, ndërsa një automjet e priste pak më tutje vendit të ngjarjes.

Pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes. Sakaq, janë ngritur postblloqe dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e Rexhës.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10. 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”– thuhet në njoftimi ne policisë.

Motivi sipas grupit të hetimit, është ajo e hakmarrjes nga ana e fisit Rexha për vrasjen e dyfishtë të fundmarsit, ku mbeti i vrarë vëllai i viktimës dhe Altin Rexha. Asokohe, Armand Gosa goditi me thikë Altin Rexhën, ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë. Dhe si pasojë e plagëve të rënda që i shkaktuan njëri-tjetrit, humbën jetën të dy.

Arjan Gosa u kthye nga Italia kur i vdiq vëllai dhe nuk u largua më nga Shqipëria, deri sot ditën kur i zunë pritë dhe e vranë. Me vdekjen e tij tragjedia për familjen Gosa në Kavajë bëhet edhe më e rëndë.

Related posts

Vuçiq: Prishtina të largojë kryetarët e rinj veriorë dhe të nisë themelimin e asociacionit

admin

Rama nesër vizitë zyrtare në Gjermani! Do takohet me Scholz në kuadër të kryesimit të Procesit të Berlinit nga Shqipëria

admin

Berisha dënon sulmin me armë ndaj rojës së sigurisë në Top Channel: Një akt kriminal i shëmtuar!

admin

Leave a Comment