SHQIPËRI

Dita e Verës, Rama: Rikthim të mbarë në stinët që sjellin më shumë optimizëm në Shqipërinë turistike

Kryeministri Edi Rama gjatë prononcimit për mediat ndërsa ndodhet në Elbasan për Ditën e Verës uroi një rikthim të mbarë në stinët që sjellin më shumë optimizëm në Shqipërinë turistike.

Rama: Është një ditë e bukur që lajmëron pranverën dhe ju uroj të gjithëve një rikthim të mbarë në ditët me diell  dhe në stinët që sjellin më shumë optimizëm në Shqipërinë turistike që po zhvillohet vit pas viti të sjellë më shumë ekonomi, në pragun e kësaj stine kemi disa lajme shumë të mira për ata që punojnë duke nisur nga paga minimale e cila përtej të gjithave programeve elektorale këtë mandat përtej parashikimeve është e mundur sot që të ngrihet në 40 mijë lekë, duhet të rrisim edhe pagat e  tjera, e kemi nisur si vrima e fundit e kavallit në rajon, sot shkon në një pozicion më të mirë në rajon duke lënë pas disa vende dhe duke ke synuar të ngjitemi më lart në vende të tjera. Dua t’i bëj një urim pensionistëve, përtej të gjitha thashethemeve të përditshme dhe krejt të kota të politikës dhe të mediave jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’i rishpërndarë një tjetër mbështetje speciale duke shfrytëzuar taksën mbi kompanitë që eksportojnë energji.


Top Channel

Banner

Related posts

Zgjedhjet e nesërme në Mal të Zi, sa deputetë pritet të marrin partitë shqiptare?

admin

Ali Ahmeti takon sot rininë e Gostivarit

admin

Terrorizohet gruaja nga Gostivari vetëm se djali i saj kishte të veshur bluzë me shqiponjë

admin

Leave a Comment