SHQIPËRI

Identifikohet autori i vrasjes në Kavajë- Policia 10 mijë euro shpërblim për “kokën” e Habib Rexhës

Banner

Identifikohet autori i vrasjes në Kavajë. Top Channel mëson se ekzekutori i Arjan Gosës është Habib Rexha, vëllai i Altin Rexhës.

31-vjeçari qëlloi Gosën me plumb në kokë, teksa ky i fundit po pinte kafe me të atin në një lokal pranë shkollës 9-vjeçare “Rilindja”, në Kavajë. Më pasi ai u largua nga lokali në këmbë, ndërsa një automjet e priste pak më tutje vendit të ngjarjes.

Pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes. Sakaq, janë ngritur postblloqe dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e Rexhës.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10. 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”– thuhet në njoftimi ne policisë.

Motivi sipas grupit të hetimit, është ajo e hakmarrjes nga ana e fisit Rexha për vrasjen e dyfishtë të fundmarsit, ku mbeti i vrarë vëllai i viktimës dhe Altin Rexha. Asokohe, Armand Gosa goditi me thikë Altin Rexhën, ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë. Dhe si pasojë e plagëve të rënda që i shkaktuan njëri-tjetrit, humbën jetën të dy.

Arjan Gosa u kthye nga Italia kur i vdiq vëllai dhe nuk u largua më nga Shqipëria, deri sot ditën kur i zunë pritë dhe e vranë. Me vdekjen e tij tragjedia për familjen Gosa në Kavajë bëhet edhe më e rëndë.

Related posts

Rama takim me drejtorin ekzekutiv të “UK Export Finance”: Në fokus volumi 4 mld € nga Mbretëria e Bashkuar për investimet strategjike

admin

Rama takim me Begajn, kryeministri: I propozova emërimin e Vlora Hysenit drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar

admin

Raporti i ODIHR për zgjedhjet: Keqpërdorim të administratës. Reforma zgjedhore dështoi nga kriza në PD

admin

Leave a Comment