AKTUALE

Java e katërt e trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve në AZGJ

Sot në auditorët e Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV, filloi java e katërt e trajnimit të përkthyesve dhe lektorëve. Temat që do të trajtohen janë: “Përkthimi i teksteve juridike” me ligjërues Prof. dr. Afet Mamutin dhe “Gramatika krahasuese ndërmjet shqipes dhe maqedonishtes”, me ligjërues Prof. dr. Asllan Hamitin.
Në lidhje me temën “Përkthimi i teksteve juridike”, për vetë specifikat e audiencës së përkthyesve dhe lektorëve, Prof. dr. Afet Mamuti tha :“ Ajo që dua të theksoj në leksionin e sotëm, është fakti që gjatë përkthimit të ruhet kuptimi origjinal që ka teksti në gjuhën burimore”, ndërsa shtoi se: “Trajnimi i përkthyesve dhe i lektorëve nga ana e AZGj-së është produktiv, sepse trajtohen problemet me të cilat ballafaqohen vetë përkthyesit” .
Prof. dr. Asllani Hamiti për temën “Gramatika krahasuese ndërmjet shqipes dhe maqedonishtes”, sqaroi se: “Vëmendjen kryesore gjatë ligjëratës do ta përqendroj në ngjashmëritë dhe dallimet kryesore ndërmjet dy gjuhëve në fjalë dhe se ku duhet të orientohen përkthyesit dhe lektorët për përdorimin e teknologjisë bashkëkohore, (fjalorëve elektronikë, shpjegimet e termave etj), në punën e tyre praktike.
Trajnimi i përkthyesve dhe lektorëve në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës do të vazhdojë edhe javën e ardhshme.

Shkup, 15.5.2023

Related posts

TREGIMET E KURANIT  (KISSASS) TË PROFETËVE EDHE PSE ME  LARGËSI SHTATË MIJË VJEÇARE OSE DHJETË MIJË VJEÇARE ATA PO DËSHMOJNË  NË STRUKTURËN E MENDIMIT SIKUR KANË JETUAR TË GJITHË NË NJË KOHË TË MENDIMIT BASHKËKOHORË

Gjyla Halili

Abdul Selam Selami falënderon qytetarët e Shkupit për besimin: 27.045 zëra për ndryshim!

Gjyla Halili

25 vjet nga themelimi i MAAA/ Një natë për tu kujtuar

Gjyla Halili

Leave a Comment