AKTUALE

Abdul Selam Selami falënderon qytetarët e Shkupit për besimin: 27.045 zëra për ndryshim!

Në zgjedhjet për Këshillin e Qytetit të Shkupit, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Abdul Selam Selami, ka fituar 27.045 vota, duke marrë kështu një mbështetje të gjerë qytetare dhe duke u konfirmuar si një ndër zërat e fuqishëm të ndryshimit në kryeqytet.

Selami ka falënderuar të gjithë votuesit për besimin e dhënë, duke theksuar se kjo është një përgjegjësi dhe një angazhim i madh për të përfaqësuar qytetarët me ndershmëri, përkushtim dhe dinjitet.

“Faleminderit 27.045 zemra që rahët për ndryshim! Ky është vetëm fillimi. Zëri juaj do të dëgjohet, sepse ju ma dhatë fuqinë dhe përgjegjësinë për t’ju përfaqësuar denjësisht”, ka deklaruar Selami.

Me këtë rezultat, Aleanca Kombëtare për Integrim forcon prezencën e saj në Këshillin e Qytetit të Shkupit, duke synuar të jetë një faktor aktiv në proceset vendimmarrëse që prekin jetën e qytetarëve.

Ja postimi i plotë:

Faleminderit ju 2️⃣7️⃣.0️⃣4️⃣5️⃣ zemra që rahët për ndryshim!
Nga zemra ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen që më dhatë si bartës liste në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
2️⃣7️⃣.0️⃣4️⃣5️⃣zëra që besuan se Abdul Selam Selami do t’i përfaqësojë me ndershmëri, përkushtim dhe dinjitet.
Ky është vetëm fillimi. Zëri juaj do të dëgjohet, sepse ju ma dhatë fuqinë dhe përgjegjësinë për t’ju përfaqësuar denjësisht.
Me respekt dhe mirënjohje,
Gjithmonë i juaj Abdul Selam Selami

Banner

Related posts

Hazbi Lika i bashkangjitet Vlen

Gjyla Halili

Jeton Shaqiri paralajmëron paralele të reja në gjuhën shqipe në shkollat e mesme të Velesit!

admin

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

Gjyla Halili