KOSOVË

“Votim familjar dhe manipulim në disa zona”, shqetësimet e OSBE ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri

Votim familjar dhe manipulim në disa zona zgjedhore janë shqetësimet që përmendi kryevëzhguesja e OSBE ODIHR, Audrey Glover, në konferencën e parë për media në Tiranë. Ndërsa përdorimi i shpeshtë nga media i materialeve të prodhuara nga partitë, cenoi mbulimin e qartë dhe të kuptueshëm të fushatës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punën e vet në mënyrë transparente dhe efikase. Por stabiliteti i komisionerëve të niveleve më të ulëta u cenua negativisht nga zëvendësimet e shpeshta nga partitë politike. Ligjet për mbulimin politik të fushatës favorizojnë fort partitë kryesore dhe përdorimi i shpeshtë nga media i materialeve të prodhuara nga partitë cenoi mbulimin e qartë dhe të kuptueshëm të fushatës. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë, por u cenua negativisht nga raste të shumta ndërhyrjesh në proces nga palët, si dhe nga probleme teknike dhe proceduriale, raste të përhapura votimi në grup dhe probleme me fshehtësinë e votës.  Vumë re disa raste votimi familjar. Pati raste në disa qendra votimi ku individë u ndihmuan në mënyrë që të votonin pasi nuk i njihnin procedurat”- tha Glover.

Sa i përket manipulimit Glover thekson se pranë qendrave të votimit u vunë re njerëz të dyshimtë.

“Pati raste të forta dhe zona ku ishte mëse qartë se kishte manipulim në një formë të caktuar apo një tjetër. Vumë re njerëz që rrinin pranë qendrave të votimit, pa pasur punë konkrete për të ushtruar. Ishin deri diku të dyshimtë. Ishim gjithashtu të vetëdijshëm se ka pasur më herët raste që njerëzve u kërkohej të votonin në një mënyrë të caktuar. Pati incidente të ndryshme, në lidhje me njerëz që duket se detyroheshin të votonin në një mënyrë të caktuar, ndërsa autoritetet në disa raste u përpoqën ta parandalojnë këtë, ndërsa në raste të tjera ndihmuan që kjo të ndodhte. Ka disa incidente të tilla”.

Related posts

Tash e 10 vjet po e presim themelimin e Asociacionit, bëje

admin

Eurodeputeti slloven: Serbia nuk mund ta refuzojë marrëveshjen me Kosovën

admin

Tragjedi në Kosovë! Djali vret nënën

admin

Leave a Comment