SHQIPËRI

Mijëra serb në protestë, kërkojnë shkarkimin e ministrave

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në marshin në Beograd dhe pastaj bllokuan urën dhe autostradën që kalon nëpër kryeqytetin serb. Ata kanë reaguar ndaj vrasjeve në masë në të cilat mbetën të vdekur 17 persona, përfshirë disa fëmijë.

Turma ka marshuar para parlamentit dhe qeverisë. Shumica prej tyre janë shprehur kundër presidentit populist të Serbisë, Alexandar Vuçiqit, të cilin e kanë fajësuar për atmosferën e pashpresë dhe ndasitë e thella, shkruan AP. 

Mediat pro-shtetit kanë kritikuar protestën, duke thënë se huliganët kanë bllokuar urën mbi lumin Sava. Ndërkaq opozita është kundërpërgjigjur duke thënë se protesta ishte betejë për mbijetesë.

Pak para se të organizohej protesta, presidenti Vuçiq ka thënë se policia nuk do të intervenonte teksa ka insistuar se tubimi ishte dhunë në politikë. Partitë opozitare në Serbi kanë thënë se qeveria e Vuçiqit ka nxitur jotolerancën dhe gjuhën e urrejtjes.

Vuçiqi i ka mohuar këto akuza dhe ka thirrur tubim më 26 maj, për të cilin ka thënë se do të jetë më i madhi i mbajtur ndonjëherë në Beograd. Serbia llogaritet në mesin e shteteve me më së shumti armë në botë për kokë banori.

Banner

Related posts

“Doni t’ju tregoj pe****”- pronari i hotelit në Himarë kërcënon turistet gjermane

admin

I shoqëruar për atentatin në Krujë, kush është Durim Bami, që trazoi politikën shqiptare

admin

Reagon Edi Rama, i del përsëri në mbrojtje Kosovës

admin

Leave a Comment