SHQIPËRI

Kërcënohet Mali i Zi me hedhjen në erë të aeroporteve

Policia e Malit të Zi ka njoftuar sot se një qytetar serb i Beogradit ka bërë kërcënime ndaj aeroporteve të Podgoricës dhe Tivatit si dhe ndaj një hoteli në Sutomore.

I dyshuari është P. M, 45-vjeç nga Beogradi.

Policia e Tivarit është njoftuar mëngjesin e sotëm nga punonjës të një hoteli në Sutomore se një person i panjohur në një lidhje telefonike ka thënë se do të “hedhë në erë” hotelet dhe stacionet hekurudhore, pa specifikuar se cilat, njoftoi Drejtoria e Policisë.

Prokurori, siç raportohet, e cilësoi si vepër penale të shkaktimit të panikut.

Gjatë hetimeve, punonjësit e policisë së Tivarit, në bashkëpunim me oficerët e zyrës së Interpol-it në Podgoricë, kanë konstatuar se telefonata kërcënuese ka ardhur nga P.M. (45) nga Beogradi,.

Policia thotë se ka konstatuar se telefonatat e bëra mëngjesin e sotëm në numrat e telefonit të aeroportit të Podgoricës dhe të Tivatit kanë qenë nga i njëjti numër telefoni.

Aeroportet e Malit të Zi kanë njoftuar se mëngjesin e sotëm pas orës nëntë kanë marrë kërcënime me telefon për bombë, për këtë arsye janë shtuar kontrollet e sigurisë në aeroportet e Podgoricës dhe Tivatit, por qarkullimi nuk është ndalur as në Podgoricë dhe as në Tivat.

Banner

Related posts

Veliaj pret kryebashkiakun e Bergamos: Bashkëpunim mes dy qyteteve! Gori: Tirana, qytet në rritje

admin

Prezantimi për strategjinë e Bashkisë së Tiranës/ Rama: Në vitin 2025 paga minimale do të jetë 45 mijë lekë

admin

Po kthehej me motor nga puna, 36-vjeçari shkodran humb jetën në aksident

admin

Leave a Comment