SHQIPËRI

Akuzohet për korrupsion, sa vite burg rrezikon Safet Gjici

Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit është arrestuar ditën e sotme pas një urdhëri të SPAK.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Safet Gjici rrezikon një dënim deri në 7 vite burg, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për korrupsion pasiv bazuar në Nenin 260.

Hetimi nga SPAK nisi menjëherë pas publikimit të videoskandalit më 16 qershor, ku Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës së tij në bashki.

Pas marrëdhënieve seksuale ata biseduan në lidhje me një tender që gruaja do të merrte nga kjo bashki, për sterilizimin e qenve.

Mësohet se SPAK ka siguruar tashmë prova që lidhin Gjicin me akuzën për “Korrupsion pasiv”./Opinion.al

Banner

Related posts

Kurti i kërkoi Maqedonisë së Veriut të rrijë larg nga Serbia, Petkoviq: Beogradi, miku më i madh i Shkupit

admin

Pamje nga aksidenti tragjik në Greqi ku mbetën të vdekur pesë shqiptar

admin

Presidentja e Hungarisë pas lirimit të tre policëve: Ndihmojmë aty ku mundemi

admin

Leave a Comment