SPORT

Arteta ndihet krenar që e kthen Arsenalin në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është krenar që e ka udhëhequr klubin londinez drejt rikthimit në garën elitare të klubeve evropiane, në Ligën e Kampionëve.

Topçinjtë do të kthehen në garë sezonin e ardhshëm për herë të parë në shtatë vjet dhe e gjithë kjo është meritë e trajneri Arteta, i cili ndihet krenar.

Është vet trajneri spanjoll që e ka konfirmuar këtë në konferencën e tij të fundit për shtyp.

“Liga e Kampionëve është një nivel tjetër. Ju shikoni praninë e lojtarëve, karizmën, mënyrën se si ata e trajtojnë këtë rast. Është thjesht e mrekullueshme të shikosh”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Është fantastike për prestigjin e Arsenalit të rikthehet në këtë garë, por ky është vetëm hapi i parë”.

“Qëllimi përfundimtar është të fitojmë Ligën e Kampionëve. Do të ishte e pabesueshme për ta arritur këtë. Por, ne ende duhet të bëjmë shumë hapa në drejtimin e duhur për të arritur atje”.

“Pra, tani duhet të mendojmë se si duam të jemi si klub dhe si do ta përfaqësojmë vërtet veten në atë nivel”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Liverpooli ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Wolves

admin

Gazeta “Le Parisien” raporton se ekipi që dyshohet se ka kurdisur ndeshjet në Superligë është Llapi

admin

Pas sulmit seksual ndaj të resë shqiptare, kjo pritet t’i ndodhë Robinhos

admin

Leave a Comment