KOSOVË

Pamje nga momenti i arrestimit të 14-vjeçarit që vrau 9 persona në një shkollë në Beograd

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 08:40 në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, në Beograd kur një 14-vjeçar ka qëlluar dhe ka vrarë një roje të sigurisë dhe 8 fëmijë të tjerë.

Mediat serbe kanë publikuar dhe foton e 14-vjeçarit si dhe momentin që ai merret nga policia pas ngjarjes së rëndë që ka tronditur Beogradin.

Ndërkohë si pasojë e ngjarjes kanë mbetur të plagosur dhe disa fëmijë të tjerë të cilët ndodhen në terapi intensive.

Momenti i arrestimit

Dyshohet se djali ka qëlluar disa herë nga arma e të atit në drejtim të nxënësve dhe sigurisë së kësaj shkolle.


Banner

Related posts

Nesër Shqipëria dhe Mali i Zi nënshkruajnë 11 marrëveshje bashkëpunimi

admin

Qëndrojmë me popullin e Kosovës, por jo me individin që nuk ka instinkt bashkëpunimi

admin

Dëbohen nga Bullgaria 3 përfaqësues të Kishës Ortodokse Ruse

admin

Leave a Comment