Eduardo Camavinga nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi këtë verë.
Së fundmi u përfol se ai nuk ishte i sigurt për të ardhmen te “Los Blancos”, për shkak të mungesës së sigurisë për të qenë pjesë e formacionit bazë.
Megjithatë, pavarësisht spekulimeve mbi planet e tij, agjenti i Camavingas, Jonathan Barnett, ka hedhur poshtë çdo mundësi që klienti i tij të kërkojë largimin.
“Ai dëshiron të jetë në Real Madrid gjatë gjithë jetës së tij. Nuk ka probleme me Madridin, ne do të ulemi dhe jam i sigurt se do të arrijmë një marrëveshje”, ka thënë Barnett, raporton “AS”.
Kontrata aktuale e 20-vjeçarit skadon në verën e vitit 2026, por klubi thuhet se është i gatshëm për të rinovuar me të edhe për dy sezone tjera, si dhe të përfshijë klauzolën e largimit prej 1 miliard eurosh.
Eduardo Camavinga ka regjistruar 47 paraqitje me Real Madridin këtë sezon në të gjitha garat, teksa ka kontribuar me vetëm një asistim.
/BotaSot/