AKTUALE

Agjenti virtual “Ada”, Halili: Ju përgjigjemi të gjithëve që aplikojnë për grante duke përdorur intelegjencën artificiale

Banner

Për herë të parë në historinë e qeverisë së vendit krijojmë agjent virtual “Ada”, që do të shërbejë 24h për t’ju përgjigjur racionalisht të gjitha pyetjeve të qytetarëve dhe aplikuesve për grante në Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik duke përdorur Inteligjencën Artificiale.

Së bashku me Kryeministrin Kovaçevski, zv. Kryeministrat Bytyqi dhe Mariçiç, ministrin Aliu, prezentuam aftësitë dhe mundësitë që ofron Ada. Janë ndarë 9 milion denarë nga #FIZHT për realizim të këtij projekti.

Si profesor i lëmisë së Inteligjencës Artificiale, me studentët në 2015 kishim realizuar softbot të ngjashëm, që atëbote jepte përgjigje racionale për Universitetin e Tetovës dhe ku e prezentuam në një medium dhe e testuam të njëjtin, por që sot u zbatua edhe në institucionet e shtetit.

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik po punon intensivisht për krijime të kushteve dhe klimës së biznesit në vendin tonë, me qëllim të ofrimit të mundësive për të rrinjtë të qëndrojnë dhe zhvillojnë idetë e tyre këtu.

Muajin tjetër do të promovojmë dhe projektin e madh të rradhës në transformimet e blerta të sipërmarrësve, ku në partneritet me Delegacionin Evropian do të bëjmë zbatimin e të njëjtit.

Fondi për Inovacion po merr rolin udhëheqës në Ballkanin Perëndimor përmes projektit Horizon Europe, ku do ndajmë vauçerë inovativ për sipërrmarësit në Ballkanin Perendimor.

https://www.facebook.com/photo?fbid=782818836741918&set=pcb.782819150075220

Banner

Related posts

MYFTINIA E TETOVËS SHTRON IFTAR PËR NXËNËSIT E PARELELES SPECIALE TË SHKOLLËS LIRIA

Gjyla Halili

Amella Cani Shefe e Shtabit Politik në Këshillit Vendor “Femi Lladrovci” në Çair.

Gjyla Halili

Grubi uron komunitetin rom me rastin e ditës së tyre ndërkombëtare

admin

Leave a Comment