AKTUALE

Arbër Ademi, përfaqësues i BDI-së në grupin punues për ndryshime kushtetuese

Deputeti Arbër Ademi do të jetë përfaqësues i Bashkimit Demokratik për Integrim në grupin punues të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet kushtetuese. Sonte në mesnatë skadon afati që partitë dhe institucionet parlamentare të propozojnë përfaqësuesit e tyre në grupin punues për ndryshimet kushtetuese.

Ministria e Drejtësisë do të shpallë nesër përbërjen e grupit të punës për ndryshimet në Kushtetutë. Afati i dhënë nga Ministria e Drejtësisë institucioneve dhe partive politike në shkresën për të emëruar përfaqësuesin e tyre në grupin e punës skadon në mesnatë.

Sipas informacioneve të fundit, grupi i punës duhet të ketë nga gjashtë deri në tetë ekspertë. Partitë politike dhe institucione të caktuara tashmë kanë bërë të ditur emrat e personave që do t’i përfaqësojnë.

LSDM sot në një konferencë për media njoftoi se në grupin punues do të përfaqësohen nga Cvetanka Ivanova, sekretare aktuale e përgjithshme e Parlamentit dhe ish-deputete. Aleanca për Shqiptarët njoftoi se përfaqësues i partisë në grupin punues për ndryshime kushtetuese do të jetë deputeti Remzi Mehmedi. Sipas informacioneve edhe Lëvizja Besa ka nominuar përfaqësuesen e saj.

VMRO-DPMNE, Altenativa, Levica, Partia Socialiste e Maqedonisë dhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në grupin punues.

Related posts

26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, do të mbahet ceremoni në kazermën “Adem Jashari”, Kuvendi mban seancë solmene

Gjyla Halili

28-vjeçari nga Tetova mashtroi një 14-vjeçare!

admin

Siljanovska: Për dy-tre ditë do të konstituohet përbërja e re e Komisionit për falje

Gjyla Halili

Leave a Comment