AKTUALE

Xhaferi për rekomandimin e KE-së lidhur me rastet e Hagës: Është punë e kryer, ligjet janë miratuar

Banner

Kryeministri Talat Xhaferi sot deklaroi se “ligjet janë miratuar dhe historia është mbyllur” duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me rekomandimin e Këshillit të Evropës për revokimin e Ligjit për amnisti të vitit 2011 dhe procedimin e katër rasteve të Hagës.

“Tashmë kam dhënë përgjigje se çështja ka përfunduar në kontekst të legjislacionit dhe situatës në vend. Ajo histori ka përfunduar, ligjet janë miratuar”, ka deklaruar Xhaferi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në Konviktin studentor në Tetovë i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Partia Lidhja Demokratike (LD) deri në Gjykatën Kushtetuese të premten ka dorëzuar iniciativë për heqjen e pengesave ligjore me çka do të mundësohet të vazhdojë procedura për katër rastet e Hagës – “Udhëheqësia e UÇK-së”, “Penda e Likovës”, “Varrezat në Neproshten” dhe “Punëtorët e Mavrovës”.

Me iniciativë të liderit të LD-së, Pavle Trajanov kërkohet anulimi i interpretimit autentik të nenit 1 të Ligjit për amnisti me të cilin është ndërprerë procedura për katër rastet e Hagës.

Sipas Trajanovit, ky interpretim është në kundërshtim me Kushtetutën, Kodin penal dhe Konventat e Gjenevës me të cilat është definuar se krimet kundër civilëve nuk vjetërsohen.

Related posts

Dy bashkëpunimet që ja bënë mê të nxehtë verën David Dreshaj

Gjyla Halili

Bdi: Mickoski nuk mund ta fshehë paaftësinë për të udhëhequr një shtet multietnik me urrejtje dhe polarizim etnik

Gjyla Halili

BDI me hapa të rinj në vazhdimësi të reformës gjithëpërfshirëse partiake

Gjyla Halili