AKTUALE

Arbër Ademi, përfaqësues i BDI-së në grupin punues për ndryshime kushtetuese

Deputeti Arbër Ademi do të jetë përfaqësues i Bashkimit Demokratik për Integrim në grupin punues të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet kushtetuese. Sonte në mesnatë skadon afati që partitë dhe institucionet parlamentare të propozojnë përfaqësuesit e tyre në grupin punues për ndryshimet kushtetuese.

Ministria e Drejtësisë do të shpallë nesër përbërjen e grupit të punës për ndryshimet në Kushtetutë. Afati i dhënë nga Ministria e Drejtësisë institucioneve dhe partive politike në shkresën për të emëruar përfaqësuesin e tyre në grupin e punës skadon në mesnatë.

Sipas informacioneve të fundit, grupi i punës duhet të ketë nga gjashtë deri në tetë ekspertë. Partitë politike dhe institucione të caktuara tashmë kanë bërë të ditur emrat e personave që do t’i përfaqësojnë.

LSDM sot në një konferencë për media njoftoi se në grupin punues do të përfaqësohen nga Cvetanka Ivanova, sekretare aktuale e përgjithshme e Parlamentit dhe ish-deputete. Aleanca për Shqiptarët njoftoi se përfaqësues i partisë në grupin punues për ndryshime kushtetuese do të jetë deputeti Remzi Mehmedi. Sipas informacioneve edhe Lëvizja Besa ka nominuar përfaqësuesen e saj.

VMRO-DPMNE, Altenativa, Levica, Partia Socialiste e Maqedonisë dhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në grupin punues.

Banner

Related posts

VMRO me panele diskutimi se sukseset e diplomacisë nuk kanë më vetëm vulën maqedonisht, por edhe shqip

admin

Si t’i zbardhni rrobat në mënyrë natyrale? Ju duhet vetëm një artikull ushqimor

admin

Kurti takon sekretarin për punë të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Cleverly – flasin për zhvillimet e fundit në veri

admin

Leave a Comment