AKTUALE

Skender Asani: Fryma e Pashkëve na sjellë paqe, dashuri dhe bekime

Drejtori i ITSHKSH në Shkup, prof.dr. Skender Asani, u ka dërguar një mesazh urimi gjithë besimtarëve katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
“Për gjithë vëllezërit dhe motrat e Nënës Tereze në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë, Shqipëri, Kroaci dhe gjihkund në botë, që kremtojnë ditën e ringjalljes, shpresës dhe reflektimit, gëzuar e për shumë vjet Pashkët! Qofshi të lumtur e të bekuar në këtë ditë feste. Kjo ditë e triumfit të së mirës mbi të keqen, e jetës mbi vdekjen, na kujton se fryma e Pashkëve na sjellë paqe, dashuri dhe bekime.
Le të shkëlqejë mbi ju drita e Pashkëve dhe t’ju udhëheqë në rrugën e mirësisë dhe dashurisë njerëzore!”, thuhet në urimin e drejtorit të ITSHKSH në Shkup, prof.dr. Skender Asani

Banner

Related posts

Në Kroaci arrestohet dhe më pas lirohet Goran Grujevski, ish-Kryeshefi i Drejtorisë së Pestë – “bosi” i përgjimeve të jashtëligjshme!

Gjyla Halili

Blerand Ramadani premton qendër moderne për të moshuarit në Saraj

Gjyla Halili

AUTOSTRADA KËRÇOVË-OHËR: 40 kilometra para sezonit veror

Gjyla Halili

Leave a Comment