SHOWBIZ

Treni del nga shinat pas përplasjes me vinçin, të paktën një i vdekur, dhjetra të plagosur në Holandë (fotot)

Të paktën një person ka vdekur dhe rreth 30 pasagjerë janë plagosur, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë, kur një tren ka dalë nga shinat sot në afërsi të Hagës në Hollandë.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 03.30 mëngjesin e sotëm në qytezën e Voorschoten, ku një prej vagonëve doli në fushën pranë binarëve.

Kompania hekurudhore tha se ngjarja kishte të bënte me prezencën e një vinçi ndërtimi në afërsi të binarëve.

Në pamjet televizive shiheshin vullnetarë dhe punonjës shpetimi që ndërtonin ura të improvizuara për kalimin e një kanali ujor për të arritur të vagonët e përplasur.

Pasagjerë të plagosur po trajtoheshin në shtëpitë në afërsi të vendngjarjes, si dhe transportoheshin me flotën e ambulancave drejt spitalit të Utrecht.

“Është një aksident shumë tragjik. Simpatia jonë është me të prekurit e ngjarjes, për fat të keq kemi dhe një viktimë për të mbajtur zi”, tha kryebashkiakja e Voorschoten, Nadine Stemerdink.

Operacioni i shpëtimit vijon, ashtu si dhe hetimi i shkaqeve te tragjedisë se pazakonte.