AKTUALE

Autostrada Shkup-Tiranë-Durrës-Vlorë nis të ndërtohet sot

Banner

Në pikën pagesore Tetovë – Gostivar, sot (E Martë – 04.04.2023) në ora 12:00 do të vendoset gurëthemeli i Korridorit 8, me çka edhe zyrtarisht do të fillojë procesi i ndërtimit të autostradës bashkëkohore që do të lidhë Shkupin, Tiranën, Durrësin dhe Vlorën duke shkurtuar dukshëm distancën e qarkullimit, kohëzgjatjen e udhëtimit deri në këto destinacione dhe duke mundësuar një dimension më cilësor të qarkullimit, njofton bild.mk.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kohë më parë ka përmbyllur me sukses të gjitha procedurat ligjore, përzgjodhi në mënyrë transparente dhe konform të gjitha dispozitave ligjore konsulentin dhe mbikqyrësin e realizimit të projektit, finalizoi me epilog të suksesshëm negociatat me konzorciumin ndërkombëtar Bechtel Enka, pas së cilave u vendosën nënshkrimet në marrëveshjen historike që paraqet investimin më të madh kapital në infrastrukturën rrugore të vendit, në vlerë prej 1.3 miliardë euro.

Ndërtimi i Korridorit 8 pritet të përfundojë në afat prej rreth 5 viteve. Ky korridor do të reflektojë padyshim në funksionimin më efikas të transportit të mallrave, do të ketë impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në veçanti për vendet e mbatë rajonin, do të jetë urë e përjetshme lidhëse që do të përforcojë bashkëpunimin. / bild.mk

 

Banner

Related posts

Kovaçevski: “Balancuesi” po keqpërdoret, duhet të gjejmë zgjidhje së bashku

Gjyla Halili

Bruno Ceka mbledh bashkë gjeneratën e parë të Shkëndijës 

admin

Ankohet kryeministri Xhaferi: Arsovska nuk po e kositë barin, oborri i qeverisë është bë si xhungël

Gjyla Halili

Leave a Comment