AKTUALE

Kovaçevski: VMRO u thotë ambasadave na jepni pushtet dhe pa kushte do ta ndryshojmë Kushtetutën

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot tha se nuk do të thërret takim të liderëve në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Kovaçevski tha se nuk do të praktikojë takime individuale me deputetë për sigurimin e numrit të nevojshëm të deputetëve për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Takime të tilla individuale unë as nuk kam praktikuar, as nuk praktikoj, as nuk do të praktikojë. VMRO-DPMNE duhet të vendos nëse ajo që e flet nëpër ambasada, “na jepni pushtet dhe pa kushte do ta ndryshojmë Kushtetutën”, do ta thotë edhe para qytetarëve. Konkretisht, a po i gënjejnë ambasadat, apo po e gënjejnë popullin, fillimisht në këtë pyetje duhet të përgjigjen si udhëheqësi, që pastaj të vazhdojmë me diskutimin”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Banner

Related posts

Analistët/ “Fronti për Europë” hap rrugën drejt BE-së, përshpejton reformat dhe luftën kundër korrupsionit

admin

Lloga-Stirk: Të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor të sillen në nivelin më të lartë dhe të sigurojnë zgjedhje të ndershme dhe demokratike

Gjyla Halili

Fituesja e medaljes së artë olimpike do të tërhiqet pas “Paris 2024”

Gjyla Halili

Leave a Comment