SHOWBIZ

Efi për Luizin: Nuk i interesoj unë, mundohet të mos krijojë afrimitet me mua sepse…

Banner

Gerti ka fituar sfidën e sekreteve, ku ka gjetur më shumë sekrete se gjithë banorët e tjerë, ndaj Vëllai i Madh i dha mundësinë të darkonte me tre nga banorët e shtëpisë.

Ai zgjodhi të darkonte me  Efin, Bledin dhe Kristin. Gjatë një bisede Gerti e pyet Efin se si i dukej ribashkimi me Luizin. Ajo shprehet se e ka kuptuar që Luizi nuk po i jep më afrimitet sepse që në momentin që kuptoi se një nga 4 banorët që u fut të shtunën në Big Brother do shkojë në finale, ai do përpiqet që ta ndihmojë Kiarën në këtë rrugëtim dhe përpiqet të jetë i distancuar nga Efi.

Efi: Në këtë moment ai nuk e kishte fokusin tek unë, që kështu nuk është se ndjeva ndonjë gjë të veçantë. E di që u kënaq me atë të vetën, por kur dëgjoi, ai njeri është shumë i vëmendshëm, nuk i shpëton gjë. Në momentin që dëgjoi që vetëm njëri prej banorëve do qëndrojë, atij nuk i interesova më unë. Jo se nuk i interesoj unë se ai e ka thënë ai i do të gjithë dhe i respekton të gjithë, mua më do, unë e kam parë, nuk ka nevojë për fjalë, se janë disa njerëz që nuk kanë nevojë të ta shprehin. Unë respektin e tij e kam marrë dhe e kam fituar me kohë, por në momentin që unë hyra bashkë me Kiarën, vëmendjen e mori ajo dhe aq më tepër se po të ishte puna që të ishim të gjithë që të kishim mundësinë e finales, reagimi i tij do ishte dhe më i ngrohtë. Është një finalist, ai më duket mua se po mundohet mos të krijojë shumë afrimitet me mua, po e mban veten që të mos ta krijojë këtë afrimitet. Këtë ndjeva, nuk është se ndjeva diçka.


Top Channel

Banner

Related posts

Angelina Jolie shkëlqen me kombinimin në darkën shtetërore në Shtëpinë e Bardhë!

admin

Aktorja e famshme nga Turqia pranon lidhjen e re

admin

Stresi “harron” Keisin, nis një njohje të re

admin

Leave a Comment