SHQIPËRI

Balla dënon sulmin terrorist ndaj Top Channel: Drejtësia të hetojë çështjen dhe të japë ndëshkim model ndaj autorëve

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dënuar edhe njëherë sulmin terrorist ndaj Top Channel një javë më parë, ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë, Pal Kola.

Në fjalën e tij në Komisionin e Integrimit këtë të hënë, Balla tha se organet e drejtësisë duhet ta hetojnë në mënyrë të fortë këtë çështje dhe të japë një ndëshkim model ndaj autorëve të këtij sulmi.

“Dënoj sulmin terrorist me arme ndaj Top Channel. Organet e drejtësisë duhet te hetojnë në mënyre të fortë këtë çështje dhe të ketë një ndëshkim model ndaj autoreve të këtij sulmi”- u shpreh Balla.

Ka kaluar një javë nga sulmi terrorit i kryer ndaj Top Channel ku u godit fjala e lirë por pa u vra punonjësi i sigurisë Pal Kola, por autoritetet ende nuk kanë asnjë të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë, pavarësisht se thuhet se po punohet.


Top Channel

Banner

Related posts

Erion Veliaj pritet nga kryebashkiaku i Sofies: Entuziast për idenë e fluturimeve direkte Tiranë – Sofie!

Gjyla Halili

Në Srebrenicë varrosen 30 viktima të gjenocidit serb në 28 vjetorin e masakrës

admin

Takimi Sunak-Rama/ Qeveria britanike: Komuniteti shqiptar në Britani jep kontribut të rëndësishëm

admin

Leave a Comment