Problemi akut me ngrohjen globale ka qenë i pranishëm në Maqedoninë e Veriut edhe në vitin 2022, duke e marrë parasysh faktin se ka pasur temperatura mesatare të ajrit në qoftë se krahasohen me mesataren tredekadëshe për periudhën 1981-2010. Devijim pozitiv nga temperaturat mesatare të ajrit të gjysmëvjetorit në nivel kombëtar ka qenë 0,7 gradë Celsius, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.
Sipas matjeve të realizuara, bindshëm muaj më i ngrohtë ka qenë dhjetori i vitit 2022, kur temperatura mesatare është tejkaluar për madje 3,8 gradë Celsius në krahasim me temperatura e gjysmëvjetorit për vendin që ka qenë karakteristike për periudhën midis viteve 1981 dhe 2010. Devijime më të mëdha nga mesatarja ka pasur edhe në nëntor, kur temperatura mesatare e ajrit në Maqedoninë e Veriut për 2,7 gradë Celsius ka qenë mbi mesataren e nivelit kombëtar.
Vetëm katër muaj gjatë vitit të kaluar në vend ka pasur temperaturë mesatare të ajrit e cila ka qenë më e ultë nga temperaturat e matura mesatare të gjysmëvjetorit për periudhën tredekadëshe. Ngrohja globale tashmë disa vite me radhë ka ndikim të fuqishëm edhe ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa të dhënat e matura tregojnë se njëjtë si edhe në vitin 2022, temperatura mbimesatare të ajrit në vend janë matur edhe gjatë vitit 2021, 2020 dhe 2019, sipas matjeve zyrtare të DPHM-së.
Të dhënat nga matja për sasinë mesatare të reshjeve në vitin 2022 tregojnë se devijime më të mëdha ka pasur gjatë muajve të verës, kur janë regjistruar reshje mbimesatare në krahasim me mesataren e reshjeve për Maqedoninë e Veriut për periudhën 1981-2020. Edhe krahas sasisë së rritur të konsiderueshme të reshjeve prej 50 opër qind gjatë verës së kaluar, 2022-ta ka qenë në përgjithësi në suaza të mesatares sipas sasisë së reshjeve, gjegjësisht ka pasur devijim negativ nga mesatarja tek reshjet për 9 për qind në krahasim me periudhën referente tredekadëshe për krahasim.
Vjeshta e kaluar ka qenë mesatarisht e lagësht, ndërsa pranvera dhe dimri kanë qenë më të thata në krahasim me reshjet mesatare për periudhën 1981-2010. Periudha më të konsiderueshme të thata vjet në Maqedoninë e Veriut ka pasur në janar, mars dhe tetor, kur sasia e reshjeve ishte pothuajse gjysma e vlerës mesatare e matur ndërmjet viteve 1981 dhe 2010.
Maqedonia e Veriut nuk është përjashtim në Evropë
Servisi për ndryshime klimatike “Kopernik” i BE-sënë fillim të vitit tashmë publikoi se viti 2022 ka qenë vit i ekstremeve në Evropë, me temperatura rekorde shumë të tejkaluara dhe rritje e vazhdueshme e koncentracioneve të gazrave serrë në atmosferë, të cilët në fakt edhe e shkaktojnë rritjen e temperaturës së ajrit.
“Vera e vitit 2022 ka qenë më e ngrohtë deri më tani për Evropën dhe totalisht, viti i kaluar ka qenë viti më i dytë më i ngrohtë për Evropë, ndërsa në nivel global ka qenë viti i pestë më i ngrohtë”, thuhet në raportin e publikuar të “Kopernik”-ut.
Momentet klimatimke globale nga viti 2022, të cilët i përmbledhin temperatura nga viti i kaluar, koncentrimet e gazrave serrë dhe ngjarjet e rëndësishme klimatike dhe të motit, tregojnë se disa rekorde të tempraturave janë thyer edhe në Evropë dhe në mbarë botën, ndërsa disa ngjarje tjera ekstreme si thatësia dhe përmbytjet kanë përfshirë rajone të mëdha.
“Evropa shënoi verën e saj më të ngrohtë ndonjëherë e shënuar (vera më e ngrohtë paraprake ka qenë në vitin 2021) dhe disa valë të vazhduara dhe intensive të ngrohtësisë kanë përfshirë pjesë nga Evropa perëndimore dhe veriore. Kjo vjeshtë ishte e treta më e ngrohtë sipas rekordit, me tempratura të larta paraprakisht të matura vetëm deri në vitin 2020 dhe 2006, ndërsa temperatura dimërore kanë qenë rreth 1 gradë celsius mbi mesataren”, thuhet në raportin e “Kopernik”-ut për vitin 2022.
Pasojat negative nga ndryshimet klimatike
Meta.mk tashmë një periudhë më të gjatë shkruan për pasojat negative nga ndryshimet klimatike ndaj vendit. Shumë personave i kujtojnë zjarret pyjore katastrofike që e përfshinë Maqedoninë e Veriut në periudhën verore të vitit 2021, por si vend pikërisht këtë periudhë fuqishëm e ndjejmë verën e ngrohtë ekstreme. Në pjesë të madhe të qyteteve të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe Shkupin, kjo verë aspak nuk u formua mbulesë dëbore, ndërsa probleme me mungesën e borës në dhjetor dhe janar kishin edhe qendrat rekreative dimërore në vend. Në kryeqytet dimrin e kaluar nuk kishte asnjë ditë me mbulesë dëbore, që është dukuri e pazakonshme e cila nuk mbahet mend me vite.
Paradokohe publikuam edhe për problemet të cilat ngrohja globale mund t’i shkaktojë nga aspekti i përhapjes së mundshme intensive të sëmundjeve infektive në zonat gjeografike ku ato nuk janë regjistruar më parë. Për këtë paralajmërim ass.dr. Dragan Koçinski, specialist epidemiolog në Repartin për epidemiologji të sëmundjeve ngjitëse pranë Institutit për Shëndet Publik, gjatë intervistës për Meta.mk i përmendi sëmundjet, midis të cilave janë malaria, zika dhe sëmundja lyme.