AKTUALE

Në komunën Gradsko deri në orën 9 dalja për president ishte 8,05, për deputetë 8, 03 për qind

Banner

Në Komunën Gradsko deri në ora 9  në 11 vendvotime kanë votuar 243 ose 8,05 për qind nga 3.019 qytetarë të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa nga 3024 në listën për deputetë deri në orën 9 kanë votuar 8,03 për qind, informoi për MIA-n Meri Sedmakova Dimovska, kryetare e KKZ Gradsko. Sqaron se gjithçka zhvillohet në një atmosferë të drejtë dhe demokratike dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me këshillat zgjedhorë.

Në Komunën e Çashkës deri në orën 9 në 31 vendvotime kanë votuar 5,50 për qind nga 6.076 votues në listën për zgjedhjen e presidentit, ndërsa deri në orën 9 kanë votuar 6,58 për qind nga 6.083 votues në listën për zgjedhjen e deputetëve, informoi për MIA-n, Marjan Jovanovski sekretar i KKZ Çashkë.

Ai raporton se gjithçka po zhvillohet sipas rregullave zgjedhore dhe në një atmosferë të drejtë dhe demokratike dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me këshillat zgjedhorë.

Banner

Related posts

Mbledhja e 141-të e qeverisë, ja vendimet e marra

admin

KA FILLUAR SEMINARI I 5-TË PËR IMAMËT BOSHNJAK NGA MAQEDONIA E VERIUT, KOSOVA DHE MALI I ZI

Gjyla Halili

Zgjedhjet në Mal të Zi, Spajiq tregon se me kë nuk do të bëjë koalicion

admin