SHOWBIZ

Vdekja e dyshimtë e artistit, trondit shkrimtari: Kurt Cobain e vranë!

Legjenda Kurt Cobain nuk jeton më prej tre dekadash, por ka shumë persona që ende nuk besojnë se ai u vetëvra.

Njëri prej tyre është shkrimtari Ian Halperin, i cili pretendon se ka prova që vërtetojnë se Cobain kishte 70 herë më shumë dozë vdekjeprurëse të drogës, heroinës, në sistemin e tij kur u gjet i vdekur në shtëpinë e tij.

“Cobain u vra në bazë të provave që kam”, tha Halperin për The US Sun.

 “Ai kishte 70 herë më shumë dozë vdekjeprurëse heroine në sistemin e tij. Patologët mjeko-ligjorë thonë se është e pamundur që dikush të mbajë kaq shumë heroinë për më shumë se një sekondë, e lëre më të kthehet, të marrë armën, të kthejë armën dhe të përpiqet të fryjë kokën. Është shkencërisht e pamundur që Kurti të ketë qëlluar veten me pushkë bazuar në prova mjeko-ligjore dhe patologjike. Nuk është e mundur që dikush të marrë 70-fishin e dozës vdekjeprurëse të heroinës. Për të qenë të qartë, kjo ishte 70 herë më shumë heroinë sesa mund të përballonte një person normal, i cili nuk kishte përdorur më parë, dhe tre herë më shumë se sa mund të përballonte droguesi më i rëndë me një problem afatgjatë dhe tolerancë para se të vdiste. Nuk ka asnjë precedent për këtë. Kurt nuk kishte pirë drogë. Ai u kthye nga rehabilitimi dhe donte një fillim të ri në jetë. Dikush e qëlloi. Me shumë mundësi dy persona. Shkruaj gjithashtu se në pushkën që i gjetën në gjoks nuk kishte gjurmë gishtash. Të vdekurit nuk i fshijnë gjurmët e tyre“.


Top Channel

Related posts

Beyonce dhe Ronaldo nuk janë më të verifikuar në Twitter

admin

Kampi “Skaut” në Strugë – Mekë për skautët dhe aventurierët

admin

“E dija, ju kam ndjerë që jeni me mua që nga dhjetori”, Albina Kelmendi flet pas kualifikimit në finale të Eurovizionit

admin

Leave a Comment