AKTUALE

Hapet fabrika e dytë në Tuz,Gjeloshaj:Për ne çdo i punësuar do të thotë një familje më shumë e mbetur në trojet e veta

Banner

📣 Hapet zyrtarisht Fabrika e dytë në Komunën tonë.

✅ Sot është bërë hapja zyrtare e fabrikës ,,Frudo” e cila do të merret me përpunimin e frutave dhe perimeve e që është e dyta me radhë, mbas asaj të Chips-it, themelues i së cilës është pronari i kompanisë ,,Red Commerce”, z. Edin Mushoviq.

📌Kjo fabrikë, kapaciteti i së cilës do të jetë rreth 9.000 tonë fruta dhe perime në nivel vjetor, do të merret me prodhimin e lëngjeve, marmelatës si dhe shumë produkte të tjera nga përpunimi dhe grumbullimi i produkteve tona bujqësore vendase.

🔴 Çështja e zhvillimit ekonomik dhe papunësia janë problemet me të cilat ballafaqohemi çdo ditë. Prandaj Komuna nuk ndalet së krijuari kushte për investime të reja dhe rrjedhimisht krijimin e vendeve të reja të punës, duke hedhur kështu hapin e radhës lidhur më këtë çështje, siç u shpreh dhe kryetari Gjeloshaj në fjalën e tij të rastit. Ai vazhdoi më tej duke thënë se ,,për ne, çdo i punësuar në to do të thotë një familje më shumë e mbetur në trojet e veta, do të thotë ruajtje e idnetitetit kombëtar, që me politikën perfide të atyre që nuk ia donin të mirën këtij vendi kishte ardhur deri në pikën kritike të tij”.

Banner

Related posts

Arrestohen dy të rinj në Shkup, kanë ndezur fishekzjarrë në ditë zie

Gjyla Halili

KSHZ sot duhet të konfirmojë listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Gjyla Halili

Mitreski dhe koordinatorët do të dakordohen për seancë për zgjedhje të një anëtari të KSHZ-së

Gjyla Halili

Leave a Comment