SHQIPËRI

Apokalipsi bërthamor/ Mbledhja në OKB e thirrur nga Ukraina, SHBA dhe Shqipëria

Rreziku i përdorimit të një arme bërthamore tani është më i lartë se kurrë që nga koha e Luftës së Ftohtë.

“Lufta në Ukrainë përfaqëson shembullin më të fortë të këtij rreziku”, pohoi Përfaqësuesja e Lartë e OKB-së për çështjet e Çarmatimit, Izumi Nakamitsu në një takim të Këshillit të Sigurimit të kërkuar nga Ukraina, e të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria.

Boshtin e këtij takimi e ka përbërë njoftimi i Rusisë se po planifikon të dislokojë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

“Kur bëhet fjalë për çështjet që lidhen me armët bërthamore, dëshiroj të jem e qartë që në fillim: të gjitha shtetet duhet të shmangin marrjen e çfarëdo veprimi që mund të çojë në përshkallëzim, gabim ose llogaritje të gabuar”, tha ajo.

“Të gjitha shtetet që janë pjesë e Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore duhet t’u përmbahen reptësisht angazhimeve dhe detyrimeve të tyre, që burojnë nga Traktati”.

Nakamitsu u kërkoi të gjitha vendeve që të kthehen në dialog dhe të ulin tensionet. Ajo i bëri thirrje veçanërisht Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara që të kthehen në zbatimin e plotë të traktatit më të madh të kontrollit të armëve midis dy fuqive.

Rusia tha muajin e kaluar tha se nuk do ta zbatonte më traktatin dhe njoftoi këtë javë se nuk do të ndante më informacione lidhur me armët e saj bërthamore, që zakonisht bëhet dy herë në vit.

Uashingtoni tha se do të pezullojë ndarjen e të dhënave të tij bërthamore me Rusinë në një përpjekje për të inkurajuar Moskën që t`i rikthehet zbatimit te traktatit.


Top Channel

Related posts

Publikohet momenti kur një 30 vjeçar vjedh makinën luksoze në Durrës

admin

Këto janë universitetet e botës ku mësohet gjuha shqipe

admin

Tensionet në seancën plenare/ Përjashtohen nga Kuvendi gjashtë deputetët e PD-së

admin

Leave a Comment