SHQIPËRI

“Forcat e armatosura të Serbisë në gjendje gatishmërie” – Daçiq “sulmon” KFOR-in

Kryediplomati i Serbisë, Ivica Daçiq, ka hedhur akuza në drejtim të KFOR-it, pas prezencës së trupave paqeruajtëse tek objektet komunale në komunat veriore.

Daçiq ka zgjedhur Radio Televizionin e Serbisë që ta kritikojë KFOR-in, duke thënë se nën pretekstin e paqes, po i mbrojnë kryetarët e sapozgjedhur të komunave veriore të Kosovës, transmeton Gazeta Insajderi.

“Tani po i mbrojnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes, duket se po i mbrojnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Ata nuk mund të jenë kryetarë komunash në komunat serbe, të cilët nuk janë zgjedhur nga serbët”, citohet të ketë thënë Daçiq.

Sipas mediave serbe, ai ka deklaruar se forcat e armatosura të Serbisë janë në gjendje gatishmërie.

“Nuk do të lejojmë viktima serbe për shkak të papërgatitjes së bashkësisë ndërkombëtare dhe aventurizmit luftarak të Kurtit”, citohet të ketë thënë më tej ai. /Insajderi.org/

Banner

Related posts

Humb jetën në aksident 28-vjeçarja shqiptare në Greqi

admin

Parashikimi i motit për dy javët e ardhshme: Rrezik nga vërshimet apo përmbytjet e shpejta

admin

Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar

admin

Leave a Comment