SHOWBIZ

“A është ky i dashuri yt?” Efi zbulon të vërtetën në ‘Më Lër të Flas’

Efi Dedhes e ftuar në emisionin “Më Lër Të Flas”, foli pak edhe për jetën e saj personale. 

Efi ka përmendur shpesh në shtëpinë e Big Brother se është në një lidhje, por nuk e ka zbuluar identitetin e tij. Pas vëmendjes së madhe që ka marrë, shpesh është aluduar se kush mund të jetë i dashuri i saj. Në festën e ditëlindjes së saj, ish banorja u pa e afërt me një nga të ftuarit, ku u aludua se mund të jetë i dashuri i saj.

Por ajo i mohoi këto pretendime duke thënë se është një mik shumë i afërt i saj.

Edhe në pushimet në Tailandë, Efi ishte nën shoqërinë e mikeshës së saj Mikelën, dhe një tjetër person, ku sërish u pretendua se mund të ishte i dashuri i saj. Sërish ylli i mohoi këto fjalë dhe tha se ishte menaxheri i saj.

Ish-banorja nuk zgjodhi që ta ndajë identitetin e tij duke thënë: “Unë kam folur aq sa doja unë të flisja, po të doja e kisha nxjerrë vetë.”

Efi gjithashtu ka qenë edhe pjesë e emisionit “Përputhen”, një emision dashurie ku nuk krijoi lidhje me asnjë nga djemtë.


Top Channel

Banner

Related posts

Dita e Shëndetit të Veshkave/ Mjekët: Kujdes nga organi që sëmuret pa dhënë shenja

admin

Probleme me shëndetin, Celine Dion anulon të gjitha shfaqjet

admin

Look-u i javës: Yjet e “Barbie”, Margot Robbie dhe Ryan Gosling në një botë joreale 

admin

Leave a Comment