AKTUALE

Kryetari Ahmeti takohet me Bruno Ceka: Mërgata është pjesë e pandarë e sukseseve dhe sfidave tona

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e kombit, Bruno Ceka.

Ahmeti, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan se zhvillimet e fundit politike kanë qenë pjesë e diskutimit me ambasadorin Ceka, teksa potencon se mërgata ka rol jetik në rrugën e suksesit për vendin tonë.

Statusi i plotë:

Me shokun, bashkëveprimtarin e bashkëluftëtarin, ambasadorin e kombit, Bruno Ceka, këmbyem mendime rreth zhvillimeve politike në vend e në rajon. Fronti europian dhe ndryshimet kushtetuese për të ardhme të ndritur europiane bashkë me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë stabilizojnë vendet tona dhe rajonin. Mërgata jonë është pjesë e pandarë e sukseseve dhe sfidave tona andaj dhe roli i udhëheqësve të diasporës tonë në qendrat e vendosjes është jetik.

Banner

Related posts

Rafis Aliti: Kthjelluni, gjuha shqipe dhe Marrëveshja e Ohrit sollën paqe

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj: Të votojmë tani e përgjithmonë, shqiptarët për shqiptarët, shqiptarët për demokracinë

Gjyla Halili

Toshkovski: Tre të mitur janë në mesin e viktimave, kurse mbi 20 të mitur janë të lënduar

Gjyla Halili

Leave a Comment