AKTUALE

Edhe këtë fundjavë protestë në Koçan

Familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në tragjedinë në Koçan sot po mbajnë një protestë të re në këtë qytet.

Marshi nis në orën 16:05 nga parku i qytetit në Koçan dhe vazhdon drejt qendrës tregtare, pastaj drejt komunës së Koçanit, stacionit lokal të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Gjykatës Themelore.

Protestës së sotme iu bashkua edhe lëvizja “Kush është i radhës”, e cila bëri të ditur se do të sigurojë transport të organizuar për të gjithë qytetarët që duan të japin mbështetje. Për më shumë detaje, qytetarët mund t’i kontaktojnë në profilin zyrtar të Instagramit.

Prindërit edhe një herë përsëritën kërkesën për drejtësi jo selektive dhe përgjegjësi për korrupsionin sistematik, që sipas tyre çoi në tragjedinë.

Prindërit u bëjnë sërish thirrje të gjithë qytetarëve që t’u bashkohen.

Banner

Related posts

Moti me diell dhe shumë i ngrohtë, temperatura deri në 40 gradë

Gjyla Halili

Feride Haxhiu kandidate e Vlen në zonën 1

Gjyla Halili

Mexhiti: Po ndërtojmë sistem të qëndrueshëm për mbrojtjen e mjedisit

Gjyla Halili